61-vjeçari përplaset nga të dy makinat, në pranga dy shoferët
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi duke udhëtuar në sensin e kundërt të rrugës kanë aksidentuar për vdekje një 61-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është goditur njëherë nga njëri mjet dhe më pas nga mjetri tjetër që lëvizte në krahun e kundërt të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30 në aksin rrugor Lezhë-Milot.
NJOFTIM
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMë”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.