47-vjeçari i lidhur me një grua të divorcuar, por abuzonte me motrën e saj të mitur

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mat ku një 47-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.

Mësohet se shtetasi Urim Cenuka (Hoxha) prej disa kohësh ishte në një lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait dhe kjo ishte 12-vjeçarja e abuzuar. Dy ditë më parë vajza ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin se 47-vjeçari e ka përdhunuar dhe e ka kërcënuar që mos të tregojë.

Ndërkohë që edhe banorët e fshatit Lis në Mat i kanë treguar policisë 47-vjeçari shkonte shpesh në banesën e dy motrave, ndërsa po hetohet roli që kishte motra e 12-vjeçares në këtë ngjarje të rëndë.

Policia ka marrë në mbrojtje vajzën e mitur, e cila do dërgohet në qendër sociale, ndërsa mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet për të vërtetuar ngjarjen e rëndë. Mësohet se 47-vjeçari Urim Cenuka ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën kishte disa fëmijë, pasi kishte filluar një lidhje intime me gruan e divorcuar, motra e 12-vjeçares. Por ende nuk dihet nëse edhe djali i 47-vjeçarit ka abuzuar me vajzën e mitur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.