Dy vëllezër, “ekspertë” në vjedhje. Policia: Grabitën 8 milionë lekë bizhuteri
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët kanë grabitur në një argjendari, bizhuteri me një vlerë prej 8 milionë lekë.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.
Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezër.
Të dy vëllezërit ishin me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Gjithashtu, u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike (kokainë), disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhje”.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 celularë dhe një sasi valute.
Policia tha se, po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, ku mund të jenë të përfshirë dy vëllezërit e arrestuar.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.