42-vjeçarit në Lezhë dyshohet se iu bë atentat. Ja ku u gjet e djegur makina e autorëve

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur sot në Lezhë ku mbeti i plagosur një 42-vjeçar.

Sipas mediave informative, i plagosur ka mbetur shtetasi Aleks Deda, i cili ka marrë plagë në krahë dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës.

Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari i është bërë një atentat, pasi pak minuta nga ngjarja është gjetur një automjet duke u djegur në Pllanë, në afërsi të urës së Matit që dyshohet se është i autorëve.

Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë qenë dy, por dështuan në tentativën për të ekzekutuar objektivin. Ndërkaq, shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.