22-vjeçari me probleme mendore plagos me thikë 18-vjeçarin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë pasditen e sotme.

Një 22-vjeçar raportohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar.

Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”.

Adoleshent T. D., 18 vjeç, aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes E. T. 22 vjeç u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.