20 mijë paund në valixhe pa i deklaruar, ndalohet shqiptarja në Rinas
Një 29-vjeçare është ndaluar në Rinas pasi në valixhen e saj u gjetën 20 mijë paund të padeklaruara.
Sipas policisë ajo ishte duke hyrë për në territorin shqiptar dhe ndaj saj tashmë rëndon akuza e mosdeklarimit të të hollave.
NJOFTIMI
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund.
Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Sorry, the comment form is closed at this time.