Zaev shpreh ngushëllime për viktimat e Gllogjanit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë.

Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura.

Jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.