Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bullgari, të paktën 9 të vdekur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Bullgari. Ngjarja ndodhi në fshatin Rojak, pranë qytetit Varna.

Georgi Georgiev, një zyrtar lokal në Dilgopol në Royak, u tha gazetarëve se arsyeja e zjarrit nuk është përcaktuar ende.

Georgiev shtoi se zjarri filloi në çatinë e ndërtesës. Për pasojë humbën jetën nëntë banorë të moshuar, ndërsa 49 persona të tjerë u shpëtuan.

Pesë zjarrfikës që iu përgjigjën zjarrit parandaluan përhapjen e flakëve në katet e poshtme.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve të qytetit Varna, Tihomir Totev, tha se të moshuarit e shpëtuar janë transferuar në një hotel në fshatin Asparuhovo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.