Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe takim nesër me Vuçiç

 Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët që do të garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të Kosovës.

”Gazeta Ekspress” shkruan se takimi do të fillojë në orën 12:00 në ndërtesën e presidencës serbe.

Lista Serbe do të garojë në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë.

Madje në një komunë, atë të Ranillugut, ajo do të jetë e vetmja parti e certifikuar.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë.

Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.