Zgjedhjet në Kosovë, bllokohet sistemi për votimin me postë
Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi këtë të mërkurë fillimin zyrtar të votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, por duket se sistemi nuk ka qenë në gatishmëri.
Shumë qytetarë të Kosovës, të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit, nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës.
Sistemi i votimi me postë gjatë mbrëmjes së sotme ka shfaqur probleme dhe është bllokuar.
“StraTirana” ka mësuar se, disa shtetas të Kosovës me banim në Francë, të cilët kanë dashur të votojnë me postë, nuk kanë mundur ta ushtrojnë këtë të drejtë.
Sistemi që supozohej të ishte i gatshëm për të regjistruar votat postale ka rezultuar i bllokuar.
Ende nuk dihet nëse ky është një problem teknik i shfaqur për momentin apo sistemi paraqet probleme serioze.
KQZ njoftoi se, votimi me postë mund të ushtrohet duke filluar që nga dita e sotme deri më 12 shkurt 2021.
Paraprakisht, 175 mijë persona kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, megjithatë ky numër mund të ndryshojë, pasi ende nuk ka përfunduar shqyrtimi i të gjitha kërkesave nga autoritetet përkatëse.
Sorry, the comment form is closed at this time.