Zaev uron Radev: Do të vazhdojmë dialogun për gjetjen e zgjidhjes

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Zaev tha se është dakordësuar me Radev për të vazhduar dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit në BE.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.