Zaev në Sofje: Nuk do të lejojmë të rritet urrejtja tek të rinjtë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Sofje është takuar me kryetarin e partisë GERB, Bojko Borisov.

Zaev pas këtij takimi ka reaguar në një status në rrjetin social “Twitter”, ndërsa tregon se diskutimet u fokusuan në zhvillimin e dialogut mes vendeve.

 “Agjendë punë në Sofje. Ditën e nisëm me kreun e GERB-it, mikun tim Bojko Borisov. Diskutuam për çështje të rëndësishme, ndër të cilat ishte edhe krijimi i mundësive për dialog dhe mirëkuptim mes brezave të rinj. Nuk duhet të lejojmë që të rinjtë të urrejnë njëri tjetrin”, është shprehur Zaev.

Zaev më tej është shprehur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të mbështesin njëra-tjetrën për një të ardhme më të mirë të Ballkanit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.