Zaev kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Ta bëjmë 2021-tën vit për ta mbajtur mend, vit në të cilin do të bëhet hap përpara, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në seancën plenare, që është pjesë e Samitit për Ballkanin Perëndimorë e që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

“Është e pakuptimtë, secila bisedë për ardhmërinë e Evropës, pa vendin autentik të Ballkanit Perëndimorë që në mënyrë të natyrshme është pjesë përbërëse e asaj ardhmërie. Prandaj e transmetoj atë që e thash edhe në samit, ta bëjmë së bashku 2021-tën si vit për tu mbajtur mend, vit ku do të bëhet hap i fuqishëm përpara, me fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, progres të qartë evropian për Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe perspektivë të pastër evropiane për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën”, tha Zaev.

Zaev theksoi më tej se BE duhet ta njohë dhe ruajë si pasuri të gjitha dallimet historike dhe identitare të nacionaliteteve në kontinentin evropian.
“Ballkani Perëndimorë është i lodhur nga keqkuptimet historike, prandaj ne si politikanë bashkëkohorë duhet të shohim përpara dhe të jemi të shkojmë drejt zgjidhjes. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, ne me Greqinë dëshmuam se është e mundur edhe nga procesi i keqkuptimeve, të dalim si miq më të fuqishëm. Besoj se kjo është e mundur edhe me Bullgarinë”.

Zaev merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimorë, me ftesë të kancelarit austriak, Sebastian Kurz. Në seancën plenare morën pjesë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi, Albin Kurti dhe Zdravko Krivokapiç, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Baluku, përfaqësuesi i këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe përfaqësuesi i posaçëm në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimorë, Miroslav Lajçak.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.