Vuçiç: Nëse nuk mbahet referendumi, Kosova do përballet me pasoja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë sot një paralajmërim të fortë sa i përket referendumit. 

Ai tha në një deklaratë për mediat se e do të ketë pasoja të mëdha, madje shumë më të mëdha se që i mendon Kosova dhe QUINT-i, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë. 

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, tha ai.

I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiç tha se kjo do të arrihet. “Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin”, ka shtuar tutje.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson që Republika e Kosovës të mos e bëj një gjë të tillë. Ndërkohë, kryeministrin Kurti e ka quajtur si “të përkëdhelurin” e ndërkombëtarëve, dhe sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet “të kujdesën për fëmijën e tyre dhe ta informojnë se duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.