Vuçiç: Luftë botërore për një ose dy muaj

Presidenti Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në shtatë ose dhjetë ditët e ardhshme që lidhen me të ardhmen e Serbisë.

Deklarata e tij, e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara, ku ai është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç është pyetur dhe për fjalimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke dhënë një parashikim disi të zymtë për të ardhmen.

“Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose dy muaj, drejt një konflikti të madh botëror, të cilin nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh Presidenti serb.

Sa i përket Kosovës,, Vuçiç paralajmëroi se një tjetër vend është bërë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë.

Gjithashtu, ai sqaroi se në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Joseph Borrell, pati një qëndrim të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ndër të tjera, Vuçiç sqaroi fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e OKB-së, duke theksuar se do të jetë një fjalim i saktë dhe pa fjalë të sjellshme apo pafytyrësi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.