Vuçiç: Ne të tre jemi krenarë për ‘Open Ballkan’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha publikisht nga Brukseli se ideja e “Ballkanit të hapur” nuk ishte as e Vladimir Putinit të Rusisë dhe as e Viktor Orbanit të Hungarisë.

“Nuk jam këtu për të justifikuar qëndrimin tonë, pasi për mua si President i Serbisë kam detyrimin që në përfaqësim në Këshillin e Sigurimit të mbroj interesin e njerëzve të mi. Besoj se do të jemi në gjendje që së bashku të zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur çështjen kaq të vështirë për RMV e Shqipërisë.

Do bëjmë maksimumin të rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona. I kërkoj popullit serb që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të punojnë, të marrin leje. Kjo është një nismë e ‘Ballkanit të hapur’, për të cilën jam shumë i kënaqur dhe m’u desh të them sot se nuk ishte ide e ndonjë tjetri, por ishte ideja e ne të treve, që donim të kujdeseshim për veten tonë, njerëzit tanë, për fqinjin.

Dëgjuam një që thoshte se ishte ide e Orban dhe Orban ishte sot aty. Nuk e di a i kishte folur dikush për këtë ide atij. Dikush tjetër tha se ishte ide e Putinit, por unë nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë. Ne e bëmë vetë, nuk kishim nevojë për askënd tjetër. Tri vende që u ulëm bashkë dhe gjetëm zgjidhje për disa probleme. Është e ndaluar kjo? Nuk ka më pak frustrim sot, sa mund të kenë miqtë e mi Edi dhe Dhimitri, por ne mund të bëjmë shumë deri në dhjetor. U premtova miqve evropianë që do bëjmë maksimumin deri në dhjetor të këtij viti dhe më pas besoj që, nuk mund të them nëse nuk do të gëzojmë. Të gjithë ne do të jemi më mirë në dhjetor. Edi dhe Dhimitri mbrojtën vendet e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë kurajoze”, tha Presidenti Vuçiç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.