Vrau dhe dogji me vodka pronarin grek, ky është momenti kur i riu shqiptar dërgohet drejt gjykatës (Video)
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi Greqinë, ku një 20-vjeçar shqiptar vrau dhe dogji hotelierin grek, Nikos Halaris, në Santorini.
Ngjarja ndodhi pas një sherr mes tyre, ku sipas të riut shqiptar, greku nuk i kishte dhënë 200 eurot që i detyrohej.
Mediet fqinje kanë publikuar pamjet, kur shqiptari dërgohet nga Santorini në Naxos, për t’u përballur me drejtësinë.
Siç shihet në video, i riu shfaqet me maskë dhe një qese në duar, ndërsa dërgohet me shpejtësi nga porti në makinë dhe më pas në gjykatë.
Sorry, the comment form is closed at this time.