Votohet qeveria e re në Malin e Zi, posti i rëndësishëm që mori politikani shqiptar
Parlamenti i Malit të Zi miratoi me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.
Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviç u zgjodh zëvendëskryeministër, pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç.
Kujtojmë se Abazoviç mbajti një fjalim të fortë dje, duke theksuar se kërkonin një raport të ri me Serbinë.
“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç.
Sorry, the comment form is closed at this time.