Vazhdojnë shifrat e larta e të infektuarve me Covid-19, në Maqedoninë e Veriut

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve të rinj me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2889 teste, ku kanë rezultuar pozitiv 865 raste të reja.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik regjistron 641 pacientë të rikuperuar dhe 25 viktima nga virusi korona.

Që nga nisja e pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 2.194 persona.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.