Protestat në Beograd, sot ishte “kundër dhunës së regjimit”

Protesta kundër dhunës së regjimit ka nisur sonte në orën 18:00 në Sheshin e Republikës, në Beograd.

Sipas mediave serbe, ajo është organizuar nga Lëvizja “Të mos Mbysim Beogradin” dhe të tjera, ndërkohë që të pranishëm janë disa policë me uniformë dhe mijëra qytetarë.

Protesta u organizua si reagim ndaj dhunës së djeshme ndaj qytetarëve, të cilët dje bllokuan qarkullimin nëpër Serbi.

Protestën e sotme e ka përkrahur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Zoran Lutovac.

“Ne jemi gjithmonë aty ku mbrohet interesi publik. Ne nuk na intereson kush fton, kush është organizator, na intereson vetëm të mbrojmë interesin publik. Ne jemi këtu për tu solidarizuar me të gjithë ata që janë viktima të këtij regjimi”, citohet të ketë thënë Lutovac.

Ndryshe, protesta e ditës së sotme vjen pas një proteste të madhe të qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave që u zhvillua të shtunën në qytete të ndryshme të Serbisë.

Siç ishte thënë të shtunën, qytetarë të shumtë kanë dalë për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.