Vaksinat/ Osmani replika me Borrell: Po bëhen padrejtësi

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka replikuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme në lidhje me programin e shpërndarjes së vaksinimit COVAX. Insajderi shkruan se në Forumin e Diplomacisë në Turqi, Osmani është shprehur se gjatë shpërndarjes së vaksinave ka pasur padrejtësi.

Nuk e shoh si momentin e duhur për të drejtuar gishtin drejt njëri-tjetrit, përkundrazi, që së pari të jemi falënderues për mbështetjen që kemi marrë dhe së dyti t’i trajtojmë sfidat që i kemi kaluar. Zotëri Borrell e përmendi iniciativën e COVAX nga e cila ka përfituar edhe Kosova. Por, ndërkohë që përfitonim e kemi parë se jo secilën herë shpërndarja ka qenë e barabartë”, është shprehur Osmani.

Nga ana tjetër, Borrell është shprehur se BE-ja vetëm ka krijuar bazën për shpërndarjen e vaksinave dhe nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në mënyrën e shpërndarjes së tyre.

“Dikush po fliste për drejtësi dhe që COVAX nuk është treguar gjithnjë i drejtë. A e dini çfarë? Ajo që ne në Evropë kemi bërë, është që kemi krijuar bazën për kriteret e shpërndarjes së vaksinave vetëm nga burimet tona, pra ne i kemi dhënë para COVAX-it por nuk kemi ndërhyrë në mënyrën se si COVAX e ka bërë shpërndarjen e vaksinave sepse ky program funksionin i pavarur në bazë të kritereve të IOM dhe GAVI”, tha Borrell.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.