Tre viktima dhe 119 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.324 teste, ndërsa janë regjistruar 119 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 257 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Sot janë konfirmuar 3 viktima si pasojë e virusit. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, numri i të vdekurve është 7.907, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.691.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.