Tragjedia në Kroaci, shefi i BE-së shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave

Shefi i Zyres se Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci.

U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave.

Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, shkruan ai.

Ndërkaq, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, dhjetë persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur të dielën, 15 prej tyre në gjendje të rëndë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.