Tragjedia në Deçan/ Pacolli: Zero tolerancë për kriminelë të tillë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë katër persona

Ai u shpreh i tronditur nga ky lajm dhe shprehi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

“Jemi të tronditur nga lajmi për të paktën katër të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!” shkroi Pacolli në një postim në Facebook.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.