Tragjedia në Bullgari/ Ministria e Ekonomisë i heq licencën agjencisë “Besa”

Pas tragjedisë me 45 viktima , këtë të mërkurë ministria e Ekonomisë  në Maqedoninë e Veriut i ka marrë licencën Agjensisë Turistike BESA TRAVEL.

Lajmin e ka bërë me dije  ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook.

Bekteshi u ka bërë thirrje qytetarëve që do të udhëtojnë, të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë.

“Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar ministri

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.