Tragjedia, Ahmeti: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari. “Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti duke shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e sotëm në Bullgari.
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.
Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve” shkruan ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.