Tragjedi në familjen shqiptare, dy vëllezër vdesin 3 ditë njëri pas tjetrit nga koronavirusi
Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka ndarë në rrjetin social Facebook një lajm të trishtë, një tragjedi e dyfishtë për një familje nga Kosova.
Deputeti ka njoftuar se dy vëllezër të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh larg njëri-tjetrit.
Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.
Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.
Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga COVID-19.

Sorry, the comment form is closed at this time.