Tërmet në Kosovë, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kosovë herët në mëngjes. about:blank
Siç bëhet e ditur , tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 4.08 në afërsi të Shtimes.
Ky ishte tërmeti i dytë në këtë rajon në më pak se një orë, pasi një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:20, me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter.about:blank
Gjithashtu, të dielën rreth orës 18:58 në të njëjtën zonë është regjistruar një dridhje tjetër, që ka qenë me magnitudë 2.6 ballë sipas shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë.
Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa ka shkruar para rreth 15 orësh për disa dridhje toke të regjistruara.
Sorry, the comment form is closed at this time.