Të presim vajzat e “arta”, Kosova thirrje qytetarëve për të pritur ekipin olimpik

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për të pritur ekipin olimpik të xhudos, pas triumfit të tij historik në Lojërat Olimpike Tokio 2020 këtë muaj.

Xhudistët pritet të kthehen nga Japonia në Kosovë sonte rreth orës 20:00, pasi fituan dy medalje të arta olimpike në Tokio 2020.

Ata do të priten me një ceremoni shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në orën 20:30, në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.

Kosova fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.