Të paktën 46 viktima nga aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Presidenti Radev

Një aksident tragjik është shënuar në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi, kanë ndërruar jetë të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Për këtë ngjarje të rëndë, një reagim ka ardhur nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Ai thotë se në këtë kohë të vështirë, Bullgaria solidarizohet me Maqedoninë e Veriut. Më tej ai shkruan, se dhjetëra jetët e humbura është një dhimbje e madhe për dy vendet vëllazërore.

“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, thuhet në ngushëllimet e presidentit bullgar Radev.

Vlen të përmendim këtu se në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit, ose një defekt teknik në mjet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.