Sulmi në Deçan, flet personi që dërgoi njërin nga nxënësit në spital: E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrë nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai./express/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.