Sulmi me armë ndaj autobusit me armë ne Deçan, autoritetet: Nuk ka prova se është akt terrorist

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtues të policisë së Kosovës në një konferencë për mediat dhanë detaje rreth hetimit për sulmin me armë ndaj autobusit në Deçan.

Ministri Sveçla i është drejtuar atyre qytetarëve që kanë informacione të drejtohen tek policia për të ndihmuar hetimet. Ministri i Brendshëm tha se janë duke i trajtuar një për një nga informacionet që kanë marrë në rrugë të ndryshme

“Autori i krimit të dorëzohet sa më shpejt sepse do të gjendet dhe fshehja veç komplikon persona të tjerë,”  u shpreh gjatë deklaratës për mediat ministri Sveçla.

 Drejtuesit e policisë së Kosovë thanë për mediat se po kryejnë një hetim tërësor duke marrë në konsideratë se mund të mos një vetëm një person i cili kreu aktin e rëndë ne Deçan. Sipas tyre pavarësisht disa lajmeve në media të ndryshme, ende nuk ka të dhëna të cilat çojnë tek pista se sulmi me armë ndaj autobusit në Deçan mund të jetë një akt terrorist.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.