Situata me COVID-19/ Kosova analizon orën policore, por shmanget mbyllja totale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se mbyllja total e vendit për shkak të koronavirusit nuk është e nevojshme. Tahiri ka zhvilluar një takim virtual, që e ka pasur me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai tha se po ashtu kanë diskutuar që të analizohet shtyrja e orarit të mbylljes.

“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.