Si u zbulua shqiptari nga policia greke, vrau pronarin e hotelit për 200 euro borxh

Vrasja e pronarit të një hoteli në Santorini të Greqisë është zbardhur nga autoritetet dhe mësohet se autor është një shqiptar.

Sipas mediave atje trupi i Nikos Xalari u zbulua i dekompozuar nga zjarri pak ditë më parë, ndërkohë që autor i ngjarjes është një 20-vjeçar shqiptar i cili punonte në hotelin e Xalarit.

Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.

Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte venë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte ngacmuar kasafortën pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.