Shokon Shesheli: Unë dhe Jovanoviq morëm pjesë në vrasjen e Gjingjiqit
Krimineli serb që është akuzuar për krime të shumta të luftërave në Bosnje e Kosovë ka dhënë një deklaratë shokuese.
Vojsllav Sheshel po thotë se ai bashkë me Cedomir Jovanoviqin kanë marrë pjesë në vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit.
“Qeda dhe unë morëm pjesë së bashku në vrasjen e Gjingjiç. Ai u organizua në Serbi dhe unë i sigurova atij mbështetje morale nga Haga”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të TV Happy.
Seshel më vonë tha se nuk e dinte që Gjingjiç do të vritej personalisht, por se ai e dinte që do të kishte një denoncim të përgjakshëm.
Ditën kur u vra Gjingjiq, kishte ndodhi edhe biseda e parë telefonike mes kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhpi, dhe atij të Serbisë, Zoran Gjingjiq në mars 2003.
Vetëm pak kohë pas kësaj telefonate, Gjiniq ishte vrarë në Beograd.
Sorry, the comment form is closed at this time.