Shkelën masat anti-Covid, PDK dhe AAK gjobiten me 2 mijë euro

Komuna e Prizrenit, më saktësisht Drejtoria e Inspektorateve, ka vendosur gjobë prej dy mijë euro ndaj dy partive politike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas “Insjader”, PDK është gjobitur për thyerjen e masave kundër përhapjes së Covid-19 në tubimin e datës 2 shkurt.

Ndërsa AAK është dënuar për grumbullimin e njerëzve në hapjen e fushatës elektorale.

Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muqaj ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq ndaj asnjë partie politike që thyen rregullat.

“Fatkeqësisht, kemi njerëz që kanë humbur jetën nga Covid-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi, andaj më nuk do të rrimë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt. Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre! Boll ma! Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, ka thënë Muqaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.