Shifra alarmante/ Mbi 1.200 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar një viktimë dhe 1.266 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 3.609 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.07.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.606 pacientë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.252.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./REL/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.