Sherr me armë në Prizren, dy të arrestuar

Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit, pas një sherri dhe të shtënave me armë zjarri, të enjten në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Osmanollaj tha se si pasojë e rrahjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërkaq policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë plumbi.

“Në rrugën Haxhi Zeka rreth orës 18:37 minuta është raportuar në lidhje me një ankesë të qytetarit për punimet në rrugë, njësitet policore i janë përgjigjur rastit, dhe pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes, është kuptuar se kishte pasur një rrahje mes disa personave ku kishte edhe persona të lënduar, si dhe kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një dëshmi (gëzhojë). Lidhur me rastin janë informuar edhe hetuesit te cilët kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes si dhe është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e dy personave të dyshimtë lidhur me rastin”, ka deklaruar Osmanollaj për Express.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.