Seanca e jashtëzakonshme nis me një minutë heshtje në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka nisur seancën e Kuvendit me një minut heshtje në përkujtim të masakrës së Reçakut në 23-vjetorin e saj, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka kërkuar nga deputetët që me një minut heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.

Sot është 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.