REAGIMI/ Njohja e Kosovës, Hoti i përgjigjet Vuçiçit: Nëse nuk ka…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës, i nxitur nga një deklaratë e Presidentit Vuçiç, për “mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, tha që “nëse nuk ka njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”.
Reagimi i Kryeministrit të Kosovës Hoti vjen pas deklaratës së Presidentit serb, i cili tha se “deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, duke aluduar në përfundim të mandatit të tij si President.
Në prill 2022, në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Sorry, the comment form is closed at this time.