Rriten shifrat në Kosovë pas shfaqjes së “Omicron”, ​740 raste aktive me COVID

Që pas shfaqjes së variantit të ri të COVID, “Omicron”, në Kosovë është rritur numri i infektimeve dhe i rasteve aktive.

Aktualisht janë 740 raste aktive me koronavirus, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Prishtina ka numrin më të lartë të këtyre rasteve. 226 raste aktive me COVID-19 janë vetëm në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit 107 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19. Viktima nga COVID nuk është shënuar asnjë ditët e fundit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.