Ish i dashuri rrëmben të miturën në mes të Prishtinës. Dyshimet e policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur është rrëmbyer në Prishtinë nga ish i dashuri i saj.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Mercedes Benz”. Rasti thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.