Rrahu gruan/ Arrestohet vëllai i motrave Mustafa

Vëllai i motrave Mustafa është arrestuar nga autoritetet policore.

Bëhet me dije se Liridon Mustafa, vëllai i artisteve të njohura në Kosovë akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Sipas mediave ka qenë denoncimi i gruas së tij që e ka çuar në pranga. Prej dhunës mësohet se gruaja ka pëshar lëndime trupore të rënda, prej të cilave ka përfunduar në spital.

Teksa i riu ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në polici, nga ana tjetër motrat Mustafa nuk kanë reaguar për arrestimin e vëllait të tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.