Replika mes Kurtit dhe Brnabiç: Dëshiron të na pushtosh sërish?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar me homologen e tij serbe gjatë takimit të liderve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që u mbajt ditën e sotme.

Kurti kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova të trajtohej si shtet. Sipas gazetws serbe ‘Tanjug’, Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç u përgjigj se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë.

“Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”,- tha ajo. Brnabiç tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së dhe nuk është as anëtare e OKB-së, ndaj dhe nuk ka kuptim që të ketë status. Replikës së homologes serbe, Kurti iu përgjigj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh sërish?”.

Ndërsa Brnabiç u përgjigj: Pra ju mendoni se do të okupojmë territorin tonë?

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.