Rama: Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, shpresoj të ndodhë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin bullgar, Stefan Yanev , i pyetur nëse Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, u përgjigj i bindur se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë, ndërsa shtoi se shpreson që kjo të arrihet nëpërmjet dialogut.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon vonon atë që është gjëja e duhur për tu bërë, por shpresoj që nëpërmjet dialogut, njohja e ndërsjellë do të vijë.

Qëndrimi ynë si Shqipëri është qëndrim, të cilin askush nuk duhet ta ketë zili. Jemi mbërthyer e gjendemi mes dy miqve.

Procesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që duhet respektuar. Nuk jemi për të mbajtur anë, por jemi duke shpresuar që këto çështje të gjejnë një mënyrë për tu zgjidhur me dialog”, tha më tej Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.