Rakiç me Palmer: Respektim i të drejtave të serbëve në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është takuar sot me Zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Lista Serbe njofton se në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb dhe Kishën Ortodokse Serbe.

“Nevoja për respektim të të drejtave të popullit serb është theksuar posaçërisht, por edhe ajo për vazhdimin e dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, kryesisht të lidhura me Asociacionin e komunave serbe, energjisë dhe gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Palmer gjatë ditës është takuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, si dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilët ka diskutuar për çështjet aktuale në vendin tonë.

Pas tyre, Palmer ka vazhduar takimin edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.