Qindra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit viktimat e Deçanit

Janë përcjellë për në banesën e fundit në Gllogjan të Deçanit dy nxënësit e shkollës së mesme të cilët u vranë të premten në autobusin që po i dërgonte në shtëpi. I vdekur mbeti edhe shoferi.

Qindra qytetarë u qëndruan afër familjarëve të dy të rinjve në ceremoninë e përbashkët të varrimit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë,” tha Ramosaj.

Në ceremoninë e varrimit të tyre, e kujtuan edhe shoqëria me fjalë shumë prekëse për ta.
“Ledion dhe Genta jam unë shoqja juaj qëndroj këtu para jush me shpirt dhe me zemër të copëtuar. Kur u ndam pse nuk më treguat që nuk do të shihemi më kurrë do të i’u shtrëngoja më fort dhe nuk do të ju lejoja të shkonit kurrë. A e thirre mamin që ta kesh darken gati kur të shkosh në shtëpi siç bëje çdo natë. O zot çfarë arsyesh ka kjo vdekje. O zot pse na ndave ne ”, ishin vetëm disa prej fjalëve prej fjalimit të shoqes së Ledionit dhe Gentës në ceremoninë e varrimit të tyre.

Përveç numrit të qindra qytetarëve që ishin mbledhur, prezent në ceremoninë e varrimit ishte kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po sot qindra njerëz ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit shoferit të autobusit, i cili mbeti i vrarë nga sulmi me armë i së premtes në Gllogjan të Deçanit.

Qeveria e Kosovës sot ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët japin informacione të cilat do të mundësojnë arrestimin e autorit të kësaj vrasjes.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.