Publikohet harta e Serbisë pa Kosovën, “plas sherri” në Beograd

Një televizion serb ka publikuar një hartë të vendit, ku Kosova paraqitet jashtë territorit të saj, siç ndodh në të gjitha hartat ndërkombëtare, duke shkaktuar një debat të zjarrtë politik në vend.
Media serbe “Informer” dhe disa media pranë Aleksandër Vuçiçit, sulmuan televizionin “Nova S”, që është një media e pavarur dhe ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë.
Mediat e Vuçiçit, e kanë sulmuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe, si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me armiqtë e vendit.
Në rrjete sociale kanë vijuar reagime të shumta të militantëve pro Vuçiç, duke riaktivizuar inatin e urrejtjen ndaj shqiptarëve.
“Me këtë lëvizje, ata treguan, si media e opozitës, se pozicionet e opozitës janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Një provë tjetër që opozita nuk dëshiron asgjë të mirë për Serbinë dhe po kërkon vetëm interesin e saj, edhe nëse do të duhej ta njohin Kosovën. Turp dhe turp!”, shkroi “Informer”, një media që përkrah presidentin Aleksandër Vuçiç, por dhe që përdor shpesh gjuhë antishqiptare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.