U tërhoq nga dorëheqja, Zaev sqaron: Vendim i përkohshëm

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të përgjithshëm të LSDM-së, unanimisht është marrë qëndrimi që të prolongohen dorëheqjet e Zoran Zaevit si nga posti i kryeministrit po ashtu edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së, kjo për të vetmin qëllim që të bëhen përpjekje për të shpëtuar shumicën parlamentare.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Zaevi në një deklaratë në orët e vona, ku tha se prolongimi është i përkohshëm.

“Sot kishim sugjerim nga Këshilli i Përgjithshëm për prolongim të dorëheqjeve. Kjo është përgjegjësi edhe ndaj shtetit edhe ndaj qytetarëve tanë dhe është logjike që të jem i përkushtuar ndaj këtij procesi. Nuk kam diçka shtesë për të thënë sepse kryesuesi i Këshillit Qendror i ka kumtuar vendimet e Këshillit qendror, njëkohësisht ka dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve të juaja”- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë i pyetur nëse pret që shumica të stabilizohet, sepse VMRO-DPMNE-ja ka ndërmarr hapa konkret, Zaev u përgjigj: “Sinqerisht pres që shumica demokratike parlamentare do të stabilizohet. Para së gjithash ajo që është e orientuar për rrugën euro-atlantike, ajo që është e orientuar për shoqërinë tonë multi-etnike, ako që është e orientuar për rruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësorë dhe ajo që është e orientuar ndaj reformave pozitive në shtet. Për këtë arsye janë gjithë këto përpjekje. Edhe njëherë përkujtoj se natën e 31 tetorit kur shpalla dorëheqjen nga të dyja funksionet thashë se mbetem gjatë kësaj periudhe që të përkushtohem të ndihmoj në ruajtjen e shumicës parlamentare, dhe në rast se mundet ajo shumicë parlamentare edhe të rritet”.

I pyetur për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Zaev tha se për një gjë të tillë duhen pyetur partnerët ndërkombëtar dhe se ai ishte në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.
“Unë sot isha në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm me të gjitha argumentet, logjikisht mu sugjerua që të bëhen të gjitha përpjekjet që të ruhet shumica parlamentare. Kam shkruar një status në facebook ku kam sqaruar se është e rëndësishme që shteti të mos kthehet sërish në të kaluarën, me zënka si në shtëpi po ashtu edhe jashtë, që t’i rrezikoj proceset euro-integruese. Sigurisht që është e rëndësishme sepse akoma jemi në kohë pandemie, krizë energjetike, sot qeveria ka sjellë vendime të rëndësishme për këto çështje. Përgjegjësia e çdo qytetari por edhe e politikanëve mbetet, por defenitivisht bëhet fjalë për prolongim të përkohshëm për shkak të tentimit që të ruhet shumica parlamentare në anën e LSDM-së”, shtoi Zaev.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.