Propozimi francez, nis takimi Kovaçevski-Sela 

Në Klubin e Deputetëve ka nisur paraditen e së hënës takimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në takim diskutohet lidhur me propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Konsultimet e gjera për propozimin francez kanë filluar të premten, fillimisht me partnerët e koalicionit në qeveri, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur pozitivisht për propozimin, e disa pritet ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme.

Kryeministri i vendit zhvilloi edhe takime konsultative me trupin diplomatik, shoqërinë civile, përfaqësues të publikut ekspert dhe medias.

Kovaçevski dje pati edhe një takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski. Për VRO-DPMNE, propozimi francez është i papranueshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.